Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, bllokohet Bypass-i në Rrugën e Arbrit

Reshje të dendura dëbore dhe stuhi ame erë të fortë ka  mbërthyer rrethin e Bulqizës duke vështirësuar qarkullimin në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato rurale.

Aktualisht është bërë i vështirë kalimi në akset rrugore nacionale Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Ura e Çerenecit-Librazhd, Qafë e Buallit-Krastë. Kalimi bëhet me zinxhirë dhe vështirësi për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë policia bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën e vjetër në drejtim të Tiranës, po ashtu të mos lëvizin pa zinxhir pasi situata e reshjeve sa vjen e përkeqësohet!