Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, e lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në orët e mëngjesit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore. Në lartësinë mbi 600-700 metra në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 11°C
në zonat e ulëta 6 deri 16°C
në zonat bregdetare 8 deri 16°C