Reportazhi i RAI3 dhe akuzat e opozitës/ Rama thirrje qytetarëve: Braktisini! Shqipërinë s’e ndal më asgjë dhe askush, kokën lart dhe vetëm përpara!


Pas transmetimit të investigimit të emisionit ‘Report’ në RAI3 dhe akuzave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një videomesazhi në llogarinë e tij në Facebook. Rama iu përgjigj akuzave të “Report”, ku të dielën dha edhe një intervistë duke iu përgjigjur akuzave në mënyrë direkte, duke theksuar se investigimi ishte pa fakte dhe thjeshtë përmendeshin emra, ndërsa e quajti të fabrikuar nga elementë pranë opozitës.

Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve, të braktisin ata të cilët i kanë persekutuar gjithë këto vite, ndërsa shtoi se pakica nuk ka nevojë të ndjekë shumicën, mjafton të mos mbështesë ata të cilët janë sjellë keq me ta që në fillimet e demokracisë.