Replikë siguron pamje të banesës ku u ekzekutua 23 vjeçari në Vlorë! U qëllua me snajper sapo doli në ballkon për të pirë cigare
- 8 January, 2024
Gëzim Sinomati 22-vjeç, mbeti viktimë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua për vdekje me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.
Siç shihet nga pamjet që Replikë ka siguruar kjo është banesa ku 23 vjeçari është qëlluar me snajper sapo ka dalë në ballkonin e katit të tretë. Mësohet se viktima Gëzim Sinomati po pinte cigare në momentin kur është qëlluar.
Gjithashtu bëhet me dije se ndaj të riut është qëlluar disa herë dhe dyshohet se autori është larguar në këmbë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ