“Replika.al” siguron dosjen Kryemadhi-Meta, nëna pensioniste e Kryemadhit paguante overdraftet
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë përballur me akuza për pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Një aspekt që ka tërhequr vëmendje në hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është përfshirja e nënës së Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, në pagesën e disa kredive dhe overdrafteve të mëdha, përfshirë një kredi prej 335,000 eurosh për blerjen e një apartamenti.
E dyshuar është se këto pagesa u kryen me para që vinin nga burime të paligjshme, ndërsa Fatime Kryemadhi kishte një pension modest si infermiere. Transaksionet e saj të mëdha përfshinin edhe shpenzime për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit dhe shpenzime .
Nëna e Monika Kryemadhit merrte një pension prej 8316 lekësh të siguruara nga puna e saj si infermiere. Ajo që ngriti dyshimet ishin lëvizjet në llogaritë e saj bankare prej qindra mijëra eurosh, të përdorura për kredi, blerje apartamentesh, pagesa për shkollimin e fëmijëve në Angli, shpenzime në dyqane luksoze, llixha dhe ndërhyrje kirurgjikale.
Më pas ishte Monika Kryemadhi, e cila merrte overdrafte që shlyheshin nga nëna e saj, Fatime Kryemadhi, pa dhënë detaje për burimin e parave.
Në dosje shkruhet se Fatime Kryemadhi ka kontribuar duke paguar një kredi prej 335,000 euro për blerjen e apartamentit.