Replikë në banesën ku u vetëvra Bedrije Loka/ Bashkëbisedimi me vjehrrën…
Në ditën e sotme gazetarja Aida Topalli ka raportuar për Replikë ne fshatin Vardar të Sukthit, aty ku jetonte familja e Bedrie Lokës, 41-vjecarja që i dha fund jetës pas 40 vitesh e më shumë bullizimi ne rrjetet sociale.Po sot policia e Durrësit arrestoi bashkëshortin Xhemal Loka, si te dyshuarin për dhunë ndaj bashkeshortes qe e çoji atë me pas në marrjen e vendimit. Nga ana tjetër vëllezërit e Bedrie Lokës akuzojnë gjithashtu bashkëshortin e saj për dhunë dhe bëjnë atë përgjegjës për vendimin e marrë nga motra e tyre.
Gjithashtu gazetarja raporton për Replikë, nga banesa e familjes Loka, dhe vendosi te bisedojë pa kamera me vjehrrën e Bedrie Lokës, ku ndër të tjera është shprehur: “Kam rritur 5 fëmijë jetim, i kam rritur me shumë mund në fshatrat e thella të Dibrës. Kur u rriten emigruan dhe vendosën ta ndërtojnë jetën e tyre në Sukth. U martuan. Në fillim gruaja e djalit tjetër me braktisi fëmijët dhe iku. Tani më ndodhi dhe kjo që është akoma më e rëndë.Unë nuk jetoj në shtëpi me Xhemalin dhe Bedrien por jetoj në Kodër, ata marrëdhëniet i kishin shumë te mira, djali im ia fali te gjitha dhe ishin të lumtur dhe tani që erdhi për Vit të Ri. Bedries i hapën adresa dhe e bënë te vuante shumë por nuk e prisnim të merrte atë vendim sepse me djalin nuk ka pasur asnjë problem.
Sot bejnë djalim tim,me bëjnë përgjegjese mua por unë nuk kam jetuar me ta. Fëmijët janë të tronditur shumë. Në mëngjes sot i mori policia per t’ju dhënë nje urdhër mbrojtje sepse i kërcënojnë.Nuk di çfarë të them më shumë pas kësaj që më ka rënë”, tha vjehrra e Bedrie Lokës në një bisedë me ekipin Replikë.