Replikë denoncon rastin / Reagon policia e Vlorës nis hetim për pronarin e kompanisë së ndërtimit

Pasi Replikë një ditë më parë denoncoi rastin e hedhjes së mbetjeve në Portin e Vlorës, polica e qytetit bregdetarka reaguar duke nisur një hetim për kompaninë nënkontraktore Alb Sonda.

Kompania nënkontraktore Alb Sonda që operon në portin e Vlorës, ka shkaktuar një ndotje me përmasa të mëdha duke derdhur ujëra të zeza në det në Portin e Vlorës.

Siç shihet edhe nga kjo video, kjo kompani përdor teknologjinë e ndaluar, që nuk e perdor askush në Evropë në porte. Kjo teknologji me energji elektrike  rrezikon jo vetëm ndotjen në det por edhe jetën e punonjësve përveç ndotjes.

Drejtori i kompanisë që po kryen punimet për ndërtimin në Portin e Vlorës është proceduar penalisht. Kjo pasi 31-vjeçari H.M ka lejuar derdhjen e ujërave të ndotura në portin e Vlorës. Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës.’- njofton policia.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Policia e Vlorës u bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit, për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik.