Replika me deputetëve të opozitës dhe Gardës, Noka: Shtet banditësh, do ju vijë fundi! Vokshi: Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!
- 4 December, 2023
Kjo seancë plenare ka nisur me tensione. Ende pa nisur zyrtarisht Kuvendi, deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.
Në një moment dëgjohet deputeti Flamur Noka teksa thotë se është një shtet banditësh, ndërsa shton se; do ju vijë fundit.
Ndërkohë Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ