Çfarë shkruhet në dosjen e plotë të nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi?

Në dosjen e Rozeta dhe Havier Dobi,  që akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove në shtëpinë  ku 49-vjeçarja punonte si pastruese dhe që janë lënë në burg,  thuhet se denoncimi i parë është bërë më 15 dhjetor nga Alda Klosi, e cila ka konstatuar vjedhjen dhe që në fillim ka thënë se dyshonte te pastruesja e saj. Më pas është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore.

I është marrë deklarimi të dëmtuarës shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtur Simona Klosi. Më posht ndodhet zbardhja e plotë.

Dosja e zbardhur

Me urdhrin e dates 07.01.2023 eshte regjistruar ne regjister, emri i shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, si te dyshuar per kryerjen e Vjedhjes, me pasoja te renda dhe ne bashkepunim, parashikuar nga neni 134/3 dhe 25 i K.Penal.

Konkretisht, me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjehere pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuares shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtuar Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj Simona dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.

Është pyetur shtetësja Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006, e cila është vajza e shtetases Alda Klosi e cila sqaron se me datë 15.12.2022, rreth ores 7.30 ka dalë nga banesa dhe kam shkuar ne shkollen “Sami Frasheri” ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qendruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel “City” qe ndodhej tek Rruga “E barrikadave” ku ka pire kafe me shoqerine e klases. Rreth ores 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardes ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në kembe ka shkuar tek shtepija në Rrugën “E kosovareve”. Ne momentin qe ka qene tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtepi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhines ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin te hedhura ne toke. Pas kesaj menjehere ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar per kete situatën.

Ështe pyetur administratori i pallatit “Orion” shtetasi Ajet Nelaj i cili sqaron se që nga viti 2002 ishte i punesuar si mirembajtes tek pallati Orion që ndodhej, në Rrugen “E kosovareve. Me date 15.12.2022 rreth orës 12.30 është larguar per ne shtepinë e tij. Rreth ores 14.00 e ka telefonuar një banor i pallatit te cilin e njihte me emrin Landi dhe i ka thene se kishte ngelur nje femije ne ashensor. Pas kesaj menjehere ka shkuar tek pallati dhe ka shikuar nje zonje qe banon ne katin e pare te pallatit qe po qante ne trotuar dhe disa persona te tjere. Eshtë afruar dhe ka mësuar ne lidhje me vjedhjen e banesës së shtetases Elda Klosi. Ai sqaron se gjate kohes qe ka qene ne pune duke filluar rreth ores 06.30 dhe deri ne oren 12.30, nuk ka pare ndonje person te dyshimte.

Është pyetur shtetasi Ledio Bodini, i cili nga kqyerja e kamerave të pamjeve filmike shikohet që me datë 15.12.2022, në orën 13.57.45 futet ne hyrjen nr.2, të pallatit “Orion” dhe ne orën 14.03.43 del nga kjo hyrje dhe drejtohet për tek hyrja nr.l, e këtij pallati ku qëndron derin në orën 14.11.38, moment ne te cilin largohet duke folur ne telefon, Ne deklarimin e dhënë ndër të tjera ai sqaron se me date 15.12.2022 rreth ores 07.30 ka dale nga shtepija e tij ne zonen e saukut, me mjetin e punes “Kurmia Security”, ford me targa AA727TP dhe ka shkuar ne zonen e Freskut prane Drejtorise Arsimore ku ka lene motren e tij tek pune. Pas kesaj duke marre autostraden e re është kthyer ne shtepi. Rreth ores 12.00 ka shkuar po ne zonen e saukut tek nje shtepi banimi ku ka bërë disa riparime, konkretisht UPS te kamerave te kësaj banese. Pas kesaj rreth ores 13.45 minuta ka shkuar tek rruga “E kosovareve” pasi do te takonte shtetasen Ariana Kospiri, e cila e kishte kontaktuar per të bërë sherbim teknik të kamerave në banesën e saj. Pasi kam parkuar makinen ne rrugen kryesore perball lokal “Dinastia” është futur tek pallati ne fjale. Pasi ka kaluar mbrapa pallatit ka hyre tek hyrja me numer 2, ka shkuar tek ashensore dhe ka pare qe ashensori ishte me chip. Ka pritur derisa aty ka shkuar nje vajze e moshes rreth 25 vjec dhe i ka kerkuar qe ta ndihmonte me ashensorin per tu ngjitur ne katin e 6. Pasi ka hypur ne ashensor e ka telefonuar Ariana dhe i ka thene se je gabim tek hyrja e dyte, zbrit poshte se po te pres tek hyrja. Pasi ashensori ka vazhduar ngiitjen deri ne katin e 7 ku ka zbritur vajza ne fjale, ai ka zbritur nga shkallet e pallatit ku është takuar me Arianen. Pasi janë takuar me Arianen, te dy sebashku kanë shkuar dhe janë futur tek hyrja e pallatit nr.l dhe me ashensor jemi ngjitur ne katin e gjashte. Pasi ka bere riparimin e kamrave, me ashensor ka zbritur poshte dhe ka shkuar tek makina dhe me pas është larguar per ne shtepi (Sauk).

Është bërë sekuestro e telefonit të shtetasit Ledio Bodini, konkretisht telefoni i markës Samsung SIO, me ngjyre blu ne pjesen e mbrapme dhe me ekran te zi, me nr IME 35663009308596, me numer 0682318966.

Ështe pyetur shtetësia Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se prej rreth 5 vjetesh ishte pastruese e baneses së shtetases Alda Klosi dhe bënte pastrimin e banesës çdo javë, në ditën e hënë. Me datë 15.12.2022 rreth orës 11.00 ka marrë autobuzin e unazës se madhe dhe ka zbritur tek stacioni tek Ringu dhe në këmbë ka shkuar tek banesa e Altin Klosit ku ka bërë pastrimin e banesës deri në orën 18.00. Gjatë kohës që ka qenë duke pastruar rreth orës 12.00 ka dëgjuar se vajza e tyre ka telefonuar Altinin dhe pasi ka mbaruar telefonatën me vajzen, Altini i ka thene se i kishin vjedhur Aldes shtëpinë. Ajo ka deklaruar se kishte një kopje të celësit të banesës ku jetonte shtetësja Alda Klosi dhe këtë çelës nuk i’a kishte dhënë asnjë personi tjetër.

Nga Prokuroria dhe policia gjyqësore është vijuar me kryerjen e veprimeve hetimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases Alda Klosi janë shtetasit Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.

Në këto kushte nga ana e Prokurorisë është kërkuar kontrolli i banesës ku jetojnë të dyshuarit Rozeta Dobi dhe Havier Dobi me qëllim kërkimin dhe gjetjen e provave të veprës penale.

Me vendimin nr. 535 akti datë 06.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për kryerjen e kontrollit të banesës të dyshuarve të mësipërm. Pasi është ngritur grupi i punës është vajtur në pallatin ku jetojnë të dyshuarit, dhe në hyrje të pallatit është konstatuar shtetasi Havier Dobi i cili ishte brenda një automjeti tip Mercedes- benz me targa AA907LZ me ngjyrë të bardhë. Ku nga shërbimet e policisë i është kërkuar për vajtur bashkë me të në banesë ku jeton.

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

 

  1. Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euronga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prereje 500 euro, 1(një) copë prerje 100 euro, 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëshjetë) copë prerje 200 euro;
  2. Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarëme prerje 100 (njëqindëshe);
  3. Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesëmijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (nëjmijë) lekë.
  4. Kuti ngjyrë tulle brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë grit ë zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamand, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D G, zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri,varëse silver me ngjyrë të kuqerremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;
  5. Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;
  6. Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj, varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;
  7. Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;
  8. Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;
  9. Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndyshme;
  10. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZWAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;
  11. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZWAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme.
  12. Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar “sister are connect heart to heart”, një varëse ngjyrë silver(zinxhir);
  13. Orë dore ngjyrë gold e markës Maserati;
  14. Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin Armitron;
  15. Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Adidas;
  16. Një xhup me ngjyrë si gri dhe pjesa e bustit me ngjyrë të zezë, ku në anën e majtë ka të stampuar mbishkrimin SWID
  17. Një xhup femrash ngjyrë në dukje si pana me mbishkrimin në pjesën e Canada;
  18. Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin Valentino;
  19. Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin Valentino;

Shtetasit Havier Dobi i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetet të cilin personi nën hetim Havier Dobi ka blerë me paratë e vjedhura:

 

  1. Automjet i tipit Mercedez- benz me targa AA907LZ me ngjyrë të bardhë së bashku me çelës;
  2. Automjet i tipit Mercedez-benz AC666HD me ngjyrë gri së bashku me çelës;
  3. Automjet i tipit Mercedez-benz me targa AC055HD me ngjyrë të zezë me çelës;
  4. Telefon i markës Iphone 14 Pro max, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me ngjyrë të bardhë pjesa prapa, me numër IMEI 359451590675411, IMEI 2 359451590962421 me kod hapje 0000;
  5. Telefon i markës Iphone 11 Pro, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me pjesën prapa ngjyrë gold me numër IMEI 353839108230255 me kod hapje 150522.

Shtetases Rozeta Dobi i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  1. Telefon celular i markës Samsung me ngjyrë të zezë me kasë gome ngjyrë të zezë me numër IMEI 353776104970767/01 dhe IMEI 2 353777104970765/01.

Mbi bazën e dyshimeve se në banesë fshiheshin edhe sende të tjera, është kontrolluar me imtësi banesa e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404, 800 euro, 8 500 Usd dhe një sasi e konsiderueshme bishuterish, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku Rozeta Dobi ka punuar si pastruese.

Nga paraqitja për njohje e sendeve, kallëzuesja dekalron se ka njohur edhe bizhuteri të nënës së saj dhe shoqes së saj, ku kjo shtetase ka punuar.

I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Deklaron se ka patur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lëkëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.

I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parashë me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD.  

 Sa më lart rezulton se nga ana e shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi është kryer vepra penale ”Vjedhja”, me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Në këto kushte është bërë ndalimi i tyre me iniciativë të policisë gjyqësore.

 Ndalimi i personit nën hetim është i ligjshëm, pasi është kryer nga policia gjyqësore në përputhje me kriteret e nenit 253/1 dhe 255 të K.Pr.Penale.

 Neni 253 i K. Pr. Penale parashikon ndalimin e të dyshuarit në rast se plotësohen dy kushte njëherazi: 1) autori dyshohet për një krim për të cilin ligji cakton një dënim jo më pak se katër vjet burgim(në rastin konkret parashikohet dënimi nga 4 deri në 10); 2) ka rrezik ikjeje.

Nisur nga fakti se ekzistonte rreziku i ikjes për t’iu shmangur hetimit, si dhe të ndaluarit dyshohen për kryerjen e krimit të parashikuar nga neni 134/3 dhe 25 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin me burgim nga 4 gjer në 10 vjet. Rezulton se janë plotësuar kërkesat e ligjit për ndalimin e tyre. 

Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara në fashikullin e procedimit penal, organi i akuzës çmon se ndaj personave nën hetim duhet të caktohet një masë sigurimi me karakter shtrëngues, pasi plotësohen kushtet dhe kriteret për caktimin  e masave të sigurimit të parashikuara në nenin 228 e 229 të K.Pr.Penale.

 Sa i përket kritereve për caktimin e masës së sigurimit, në rastin konkret duhen mbajtur parasysh: 

 

  • rrezikshmëria e lartë shoqërore e veprës penale,
  • rrezikshmëria shoqërore e lartë e personave të dyshuar pasi e kanë kryer veprën penale në bashkëpunim si dhe rrethanat se si e kanw kryer veprwn,
  • pasoja e ardhur nw rastin konkret (sasia tepër e lartë e parave të vjedhura),
  • ekziston rreziku i ikjes me qëllim shmangien e tyre nga përgjegjësia penale,
  • ekziston rreziku i marrjes së provave apo vërtetësisë së tyre deri në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes,
  • shkalla e nevojave të sigurimit në raport me sanksionin e veprës penale( 4 gjer në 10 vjet burgim),
  • fakti që personat e njihnin mirë vendin ku kanë kryer vjedhjen,
  • fakti që në deklarimet e dhëna më parë është mohuar që të kenë qenë në shtëpinë e dëmtuares,
  • për shkak të personalitetit të dyshuarve ekziston rreziku i kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale prej tyre,

Për sa më sipër, bazuar në kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit, si dhe në nivelin e provave për të krijuar dyshimin e arsyeshëm, ndaj personave nën hetim duhet të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

 

*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.