Replika.al siguron makinën e përdorur në atentatin e Dobraçit, rezulton e vjedhur në …

Kjo është makina e përdorur nga autorët në atentatin e Dobraçit ku mbeten të vdekur 4 persona.

Në foton e siguruar nga Replika.al, automjeti “Range Rover” ishte me targat AB 445 MC dhe ishte e vjedhur.

Makina rezulton e vjedhur në Durrës më 17 prill të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 dhe asokohe ka qënë pronari që e ka denoncuar në polici. Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit të shasisë në automjetin që u djeg në fshatin Grudë e Re.

Nga atentati ku u përdor kjo makinë mbeten të vdekur Hamza Lici dhe Arlind Bushati, persona me precedent penal, si edhe dy të pafajshëm, Flutura Basha dhe Bashkim Basha.

Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e kësaj masakre, ndërsa dyshohet se ata kanë qenë tre persona. Po ashtu dyshime ka se në mjetin e viktimave ka qenë edhe një person i tretë, fati i të cilit nuk dihet. Nga informacionet paraprake dyshohet se atentati mund të jetë bërë nga fisi Bajraj, grup kriminal i njohur në Shkodër, si dhe i njohur për konfliktet me fisin Lici.