Rënia e sistemit të KQZ, presidentja Vjosa Osmani paralajmëron institucionin për …
Presidenca e Republikës së Kosovës përmes një deklarate për media ka përgëzuar qytetarët që edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.
Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave. Teksa pas dështimit të softuerit, Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që të mbrohet
integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.
Osmani do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar.