Rëndohen akuzat për Erion Veliajn, ja sa vite burg rrëzikon kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rrëzikon të qëndrojë më gjatë në burg. Veliaj është nën hetim për 3 akuza nga SPAK.

Ditën e sotme Veliaj është njoftuar se po hetohet edhe për veprën penale të parashikuar në nenin 324/a që ka të bëj me “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”

Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, janë të ndaluara dhe dënohen me burgim nga një deri në tre vite.