Rekursi për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës së gjyqtarëve

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përjashtimin e trupës gjykuese që po shqyrton rekursin e tij ndaj masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha kishte kërkuar përjashtimin e treshes gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Enton Dhimitri. Ky vendim i hap rrugën zhvillimit të seancës së parashikuar për datën 22 prill, pasi ajo e mëparshmja, e planifikuar për të martën, ishte shtyrë.

Seanca, e cila ishte parashikuar për të martën, u shty nga Gjykata e Lartë dhe do të zhvillohet më 22 prill.

Gjatë kësaj seance, pritet që gjykata të shqyrtojë gjithashtu rekursin e Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për masën e sigurisë.