Rekord në Çmimin e Madh të Belgjikës, Verstappen ‘thyen’ McLaren

Çmimi i Madh i Belgjikës ishte historik për skuderinë austriake, Red Bull.

Vendi i parë i zënë nga Max Verstappen jo vetëm thelloi distancat me rivalët, por është fitorja e 12-të që kjo skuadër shënon në vitin 2023.

Në këtë mënyrë, skuadra austriake ka thyer një rekord të McLaren-it që ka mbetur në fuqi prej 33 vitesh dhe objektivi i radhës do të jetë të kalojë rekordin historik të fitoreve për një ekip në një sezon. Ato kanë arritur që një nga dy makinat e saj të përfundojë në vendin e parë në 12 garat që janë zhvilluar në këtë Botëror.

Kryesuesit aktual të renditjes së kontruktorëve rrëmbyen rekordin e vendosur nga McLaren në vitin 1988, në të cilin pilotët e saj fituar 11 gara radhazi në një sezon.

Por skuadra austriake theu edhe rekordin e fitoreve radhazi, pasi duke përfshirë Çmimin e madh të vitit 2022 shkon në 13 numri i triumfeve, rekord absolut në këtë kompeticion.

Mclaren mban ende rekordin e fitoreve në një sezon, me 15 të tilla, por numri i tyre ishte më i ulët në vitin 1988, vetëm 16 Çmime të mëdha. Ndërkaq, në vitin 2016, sërish skuderia britanike shënoi 19 fitore nga 21 gara në total.