Rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë për luftën kundër krimit/ Altin Dumani kritikon Ulsi Manjën: Janë të paplota dhe nuk shoqërohen me të dhëna konkrete
“Rekomandimet po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore. Disa rekomandime duken subjektive dhe të vështira për t’u përkthyer në masa konkrete,” tha Dumani, duke nënvizuar se përmirësimi i luftës kundër krimit kërkon një qasje më të qartë dhe të bazuar në të dhëna specifike.
Sipas tij, për të pasur rezultate konkrete, është e nevojshme që rekomandimet të përfshijnë elemente të matshme dhe të jenë të mbështetura në analiza të mirëstrukturuara, përndryshe mbeten thjesht deklarata politike pa ndikim të drejtpërdrejtë në terren.