Policia e Tiranës ka arrestuar personazhin e “famshëm” të Tik Tok, shtetasin A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë që reklamonte dhe shiste bombula me azot, në rrugën “Tre Dëshmorët” .Një drogë e përhapur tashmë gjerësisht, në lokalet e Tiranës, kosnumimi i së cilës përbën një rrezik për shëndetin e të rinjve.
“Më mirë të blini këtë, se tullumbacet”, dëgjohet në sfond i riu teksa reklamon produktin e tij, edhe pse i ndaluar me ligj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe sekuestrimin e bombolave të gazit që përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.