Rei Manaj ndahet nga e dashura, lidhjet e dështuara të futbollistit të Kombëtares me vajzat e famshme

Herë pas herë Rei Manaj ka qenë pjesë e faqeve tona. Herë me pasionin e tij për veshjet luksoze, e herë për fotot që vijnë nga jashtë fushës së blertë, sulmuesi i Kombëtares është padyshim ndër emrat më të ndjekur në rrjetet sociale.

Vetëm pak javë më parë, ai u fotografua nga paparaci ynë në zemër të Bllokut, teksa shijonte një kafene me disa futbollistë të tjerë nga Kombëtarja jonë. Dhe pak javë më pas, një tjetër lajm na vjen nga Manaj.

rey manaj1
Miqtë e afërt të të futbollistit na bëjnë me dije se prej pak kohësh ai është sërish single. Ishte korriku i këtij viti, kur ai publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqej në shoqërinë e një vajze. Çifti merrte pjesë në një festë të organizuar jashtë, ku ftesa për Rein ishte çift. Ndonëse prej pak muajsh në lidhje, ai zgjodhi të merrte me vete partneren dhe madje të publikonte edhe një foto në Instagram me të.

rey manaj
Në rrjetet e tij sociale, vërshuan urimet për këtë çift, duke mbetur mister identiteti i vajzës në fjalë. Por kur kanë kaluar më pak se 6 muaj nga foto e famshme, duket se çifti i ka dhënë fund. Miqtë e Reit kanë zbuluar se dyshja prej disa javësh nuk është më bashkë dhe se vajza në fjalë nuk ishte shqiptare. Arsyet e ndarjes janë ende të paqarta, por miqtë zbulojnë se Rei ka preferuar që të vijojë me karrierën e tij në Turqi, duke zgjedhur mos të flasë më për këtë raport.

rey manaj

Sa i përket jetës së tij private, shpesh herë Manaj ka qenë në qendër të vëmendjes. Pas lidhjes së gjatë që kishte me Kristinën, vajzën simpatike italiane, Manaj është përfolur edhe për histori dashurie me një moderatore në vendin tonë. Por duket se kjo histori ka mbërritur në fund, më shpejt se të merren vesh detaje të tjera, ndaj edhe kemi zgjedhur që mos t’ia publikojmë emrin moderatores së njohur.

Tashmë si një beqar dhe me një karrierë që herë pas here ka luhatje, Rei Manaj është duke jetuar një fazë të re të jetës së tij.