Prokuroria ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-drejtuesit të Kadastrës në Durrës, Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Sipas organit të akuzës, Ardian Kona në bashkëpunim me dy punonjës të Kadastrës dhe kanë regjistruan rreth 13.000m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz në favor të shtetases Arta Demiraj.
Pas lëshimit të urdhërarresteve, u vendos në pranga ish-drejtuesi i Kadastrës. Ndërsa janë shpallur në kërkim:
Bledar Zerba me detyrë jurist në ASHK Durrës;
Leandro Dervishi me detyrë hartograf në ASHK Durrës
Arta Demiraj, përfituese.
Nga hetimi ka rezutuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.
Gjykata e Durrësit për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke.