Reforma e pagave/ Rama mbledh punonjësit e kryeministrisë: Është koha që të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me punonjësit e kryeministrisë.

Mësohet se fokus i diskutimit ka qenë rritja e pagave e premtuar nga Rama këto ditë.

Ai është shprehur është koha që të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse.

“U bë kaq vite që punojmë së bashku dhe kaq vite të gjithë ju punoni këtu me përkushtim dhe pa orar besoj se e keni merituar prej shumë kohësh por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani dhe ju e dini shumë mirë sesa shumë vështirësi të kapërcejmë dhe sa shumë punë të bëjmë për këtë fazë.

Është koha që të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse,  dhe për të pasur një ide unë kam marrë disa raste konkrete duke përfituar nga rasti që të falenderoj me mirënjohje dhe disa prej jush që janë legjenda të këtij institucioni”, ka thënë Rama