Redjan Rrajës I merren pasuritë, përfshirë dhe makina e modeles Kejvina Kthjella

 

Redjan Rrajës I janë konfiskuar të gjitha pasuritë. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive të tij. Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Bëhet fjalë për 9 pasuri të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, ku pjesë e pasurisë është dhe makina luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella.

Redjan Rraja dhe Marsela Çiça kishin ankimuar në korrik vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive, mes tyre edhe një Audi luksoz.

Ndërkohë një makinë e markës Bentley, tipi Continental, me targë ***, e blerë po nga Rraja, është hequr nga sekuestro.

Atentati në mbikalimin e Shkozetit ndodhi më 1 nentor 2019, ku viktimë mbeti shoferi Andi Maloku. Rraja u arrestua më 5 nëntor në Shkodër, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në mjetin e përdorur gjatë atentatit.