Red Carpet i famshëm ndryshon ngjyrë këtë vit, bëhet “shampanjë”

Red Carpet i famshëm ku parakalojnë yjet e hollivudit përpara ceremonisë së mbajtjes së cmimeve  ,  Oscars nuk është më. Tapeti i këtij viti ka një ngjyrë të re: “shampanjë”.

Ngjyra e re e tapetit u zbulua në prezantimin vjetor të tapetit të Oscars në Los Anxhelos. vetëm disa ditë para ceremonisë të dielën e 12 marsit.

Prezantuesi i Oscars, Jimmy Kimmel, i cili ishte gati për zbulimin e tapetit, tha se ishte i bindur që Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit kishte zgjedhur ngjyrën e duhur, duke iu referuar dhe shpullës famëkeqe të vitit të kaluar të Will Smith ndaj Chris Rock Kimmel shprehet pë Reuterss:

“Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Njerëzit pyesin, a do të ketë ndonjë problem këtë vit? A do të ketë dhunë këtë vit, dhe ne sigurisht shpresojmë që jo. Por nëse ka, mendoj se vendimi për të shkuar me një tapet ngjyrë shampanjë  dhe jo një tapet të kuq  tregon se sa të sigurt jemi se gjaku nuk do të derdhet”.

Ngjyra e re synon të krijojë një “pamje nga dita në natë”, sipas personelit  të Akademisë të arteve dhe Shkencave të Filmit.Statujat e Oskarit me përmasa reale do të dekorojnë gjithashtu pistën për ceremoninë e së dielës.