Recituan vargjet e Arben Dukës si të Dritëroit/ Reagimi epik për Ledion Liçon dhe Ori Nebiajn

Ori Nebiaj dhe Ledion Liço recituan në prime një strofë të familjarizuar për lexuesit. Pjesë nga një poezi e një prej poetëve që u nda nga jeta dy vjet më parë, i madhi Arben Duka.

Por siç ndodh rëndom, mungesa e informacionit u vu re edhe njëherë në një nga kompeticionet më të mëdha në vend, siç është BBVIP. Të dy u shprehën se poezia është e Dritëro Agollit, por në fakt, për këdo që e dëgjoi, qeshi për injorancën.

Për opinionin, familjarët e Arben Dukës kanë bërë një sqarim:
“ Për ata që gjejnë materiale në rrjet pa u informuar mirë…” shkruhet ndër të tjera në reagimin e bërë në faqen e Arben Dukës.

Më poshtë postimi i plotë:

ARBEN DUKA – Rezultatet e kërkimit _ Facebook