Rebelët sirianë kanë djegur varrin e ish-sundimtarit sirian Hafez al-Assad, babait të diktatorit sirian të rrëzuar këtë fundjavë, Bashar al-Assad.
Pamjet nga CNN tregojnë varrin në flakë të rrethuar nga rebelët sirianë. Varri ndodhej në muzeun e familjes së diktatorit, që ndodhet në fshatin Qardaha nga ku ka prejardhjen familja Al-Assad.
Kujtojmë që Hafez al-Assad ndërroi jetë në vitin 2000 pasi sundoi në Siri për 30 vite përpara se pushtetin ta trashëgonte i biri, Bashar al-Assad.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ