Real Madridi përmbys 1-2 Las Palmasin në udhëtim, ‘Galaktikët’ rikthehen në krye të La Ligas (VIDEO)

Real Madridi është rikthyer në krye të La Ligas, kjo pas fitores 1-2 në udhëtim kundër Las Palmas. Në Canarie, të verdhët shënuan të parët në minutën e 53 me Javier Munoz. Goli i vendasve shokoi për disa çaste djemtë e Ancelottit, teksa dërgoi në festë të pranishmit në stadium. “Galaktikët” e treguan edhe njëherë forcën e tyre dhe ia dolën të marrin tri pikë me përmbysje. Së pari, Vinicius Junior në të 65 minutë vendosi ekuilibrat, ndërsa Tchouameni në të 84 minutë i dha shansin Realit që me golin e tij të ngjiten në krye të La Ligas me 54 pikë, dy pikë më shumë se Girona që ka edhe një ndeshje për të luajtur.