Real Madridi merr masa drastike për Kylian Mbappen, shkak problemet me …
Tifozët shpresojnë kualifikimin e Real Madrid në 1/16-at e Botërorit të Klubeve për të parë në aksion Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez do mungojë në fazën e grupeve, pasi u shtrua në spital pasi vuan nga gastroenteriti. Konfirmimi ka mbërritur nga klubi spanjoll, që ka shtuar se futbollisti po i nënshtrohet një serie testesh për të rikuperuar dhe për të qënë gati në turneun amerikan. 25-vjeçari ka vuajtur nga ethet e vazhdueshme të cilat nuk iu përgjigjeshin as mjekimit fillestar.
Mbappe mungoi në ndeshjen hapëse të Realit në Kupën e Botës për Klube kundër Al-Hilal, e cila përfundoi me barazim 1-1. Mbappe u dërgua në spital, teksa ishte izoluar nga shokët e tij të ekipit që nga e marta.
Mungesa e francezit pritet të ndikojë jo pak te skuadra e Xabi Alonsos. Në sezonin e tij të parë me Real Madridin, Mbappé ka shënuar 43 gola në 56 ndeshje, 31 në LaLiga, 7 në Ligën e Kampionëve, 2 në Kupën e Mbretit, 1 në Superkupën e Spanjës, 1 në Superkupën e UEFA-s, 1 në Kupën Ndërkontinentale dhe 1 në Superkupën e Spanjës.