Real Madrid gjen gjuhën e përbashkët me Karim Benzema
Karim Benzema do të vazhdojë eksperiencën me fanellën e Real Madrid. Ka mjaftuar vetëm një takim mes lojtarit dhe presidentit, Florentino Perez për të rinovuar kontratën që skadon në fund të sezonit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, 35-vjeçari do të nënshkruajë për një vit me një opsion edhe për një tjetër sezon.
Fituesi i trofeut prestigjoz në vitin e shkurtër, Topi i Artë ndihmoi Real Madrid për të fituar titullin e La Ligës dhe UEFA Champions League, megjithatë këtë sezon ka qëndruar shumë në infermieri.
Pavarësisht nga periudha e gjatë jashtë fushave, francezi ka kontribuar për Realin me 11 gola dhe 3 asistime në 13 ndeshje të kampionatit. Me rinovimin e Benzema që mund të vuloset, administrata e Real Madrid do të fokusohet në të tjerë kontrata që po skadojnë.
Luka Modric, Toni Kroos, Marco Asensio, Nacho e Dani Ceballos po kalojnë muajt e fundit të marrëveshjes me Realin dhe një vendim për të ardhmen e tyre pritet të vendoset shumë shpejt.