Real Madrid fërkon duart, PSG cakton çmimin për Kylian Mbappe
Telenovela e Kylian Mbappe duket se po hyn në fazën përfundimtare.
Real Madrid duket se është akoma dhe më pranë firmës me 24-vjeçarin. Sipas asaj që raporton madrilenja, ‘Marca’, PSG ka vendosur edhe çmimin për futbollistin, për të cilin kërkon shifrën e 250 milionë eurove.
Presidenti i PSG-së dëshiron ta shndërrojë operacionin si një marrëveshje të suksesshme për klubin, duke siguruar një transferim rekord për një lojtar që ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij.
Sigurisht, shifra përfundimtare duhet të ndahet me vetë Mbappé, i cili do të hiqte dorë nga arkëtimi i 192 milionëve eurove bruto që kishin rënë dakord për këtë sezon. Një shpërndarje që, sipas asaj që theksohet, tashmë do të ishte rënë dakord mes nënës së lojtarit dhe një ndërmjetësi të caktuar për t’u marrë me operacionin.
Çmim që tejkalon pritshmëritë e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, i cili kërkon të përfitojë ulje të tij. Pasi refuzoi Al Hilal dhe çdo lëvizje të mundshme në Europë, Mbappe mbetet një alternativë reale për klubin spanjoll.