Reagon kryeministri grek ndaj arrestimit të Fred Belerit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Mitsotakis përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuat se më lidhje me këtë ka njoftuar presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, për akuzat ndaj Belerit.

Informova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, për akuzat e papërmbajtshme, të kandidatit për kryetar bashkie të Himarës dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE nuk do të pranojë zbritje në Sundimin e Ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të Pakicës Kombëtare greke”, ka shkruar ai