“Rasti të mos përdoret për politikë” – Kryetari i Bashkisë Gramsh flet pas helmimit të fëmijëve: Ushqimet janë në kushte të mira

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi, ka reaguar pas rasteve të helmimit të fëmijëve në një nga kopshtet publike të qytetit.

Në një deklaratë për mediat, Ajazi u shpreh se institucionet përkatëse si ISHP dhe Policia janë ato që duhet të zbulojnë shkaqet e ngjarjes dhe të marrin masat e duhura nëse provohen shkelje.

Ai mohoi se është ushtruar ndonjë presion ndaj askujt dhe kërkoi që ky rast të mos shfrytëzohet për përfitime politike.

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi: Ta gjejnë arsyen ISHP, Policia, institucionet dhe nëse ka shkelje, të merren masat përkatëse. Kompania që ka marrë të drejtën për ushqimet në Gramsh ka fituar tenderin. Nuk ka rast të një produkti ushqimor pa fletë analize. Nuk mundet që kryetari i Bashkisë të dijë vlerën e tenderit, me këtë merren të tjera instanca. Thonë se na kanë bërë presion, të dalë njëri dhe ta thotë. Rasti i helmimit mos përdoret për politikë. S’i kemi bërë presion askujt. Ushqimet janë në kushte shumë të mirë higjeno-sanitare.