Rastet kur nuk duhet të pini kafe

Tashmë është bërë traditë që shumica e njerëzve ta fillojnë ditën me kafe. Përfitimet shëndetësore të kafesë janë të njohura dhe të rëndësishme pasi, ndër të tjera, ajo ul rrezikun e kancerit, demencës dhe diabetit dhe mbron nga obeziteti.

Megjithatë,  në një studim që ekspertët kanë bërë së fundmi është zbuluar se konsumimi i kafesë nuk rekomandohet pasi mund të ketë efekte negative.

Shikoni se cilat janë këto raste!

Nëse jeni në ankth

Kafeina që përmban kafeja stimulon lirimin e kortizolit, hormonit të stresit, dhe adrenalinës, të cilat shkaktojnë rritje të presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës.

Megjithatë, konsumimi i më shumë se 2000 mg kafeinë mund të shkaktojë pagjumësi, dridhje, frymëmarrje të shpejtë, nivele të larta stresi, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.

Kur kafeja është e nxehtë

Pirja e kafesë së nxehtë dhe pijeve të nxehta në përgjithësi është zbuluar nga kërkimet se rrit rrezikun e kancerit të ezofagut, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndaj edhe nëse nxitoni të shijoni kafen e nxehtë që sapo keni përgatitur, është e rëndësishme ta shmangni atë.

Kur ndiheni të përgjumur

Kafeja mund t’ju ndihmojë të zgjoheni, sipas rezultateve të një studimi të ri, megjithatë, kafeina humbet fuqinë e saj për ata që flenë më pak seç i nevojitet trupit.

Pra, nëse mendoni se nivelet tuaja të energjisë po bien, në vend që të pini kafe, bëni një sy gjumë për disa minuta.