Rashiç: Askush nuk mund të dalë fitues nga situata në veri

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç foli për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës teksa tha situata është delikate dhe se nuk duhet të ndodhte. Në një konferencë për mediat, ai u bëri thirrje kryetarëve të komunave të zgjedhur në Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan të kenë tolerancë dhe përmbajtje.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës shtoi se duhet të gjendet një mënyrë për të tejkaluar situatën. “Të mendohet “out side of the box”, pra perëndimorët thonë të mendojnë në mënyrë jashtë kornizës, dhe ta gjejmë një zgjidhje ku asnjë nuk do të humbë, pasi askush nuk do të dalë fitues”, tha ai.