Raporti për vitin 2023 në KLP, Çela: Vit sfidues prej hartës së re gjyqësore! Kemi 198 prokurorë në total, mungojnë 123 prokurorë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për vitin 2023 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Çela e cilësoi këtë vit si një vit sfidues prej hartës së re gjyqësorë.

‘Viti 2023 ishte një vit sfidues për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të çështjeve administrative dhe procedurale që lidheshin me zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe vijimit të uljes së numrit të prokurorëve si pasojë e pezullimit apo shkarkimit gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet pavarësisht ngarkesës, dhe bashkëpunimi institucional dhe ndërinstitucional, dhanë rezultate në punën hetimore dhe zbatimin e rekomandimeve drejtuar prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, siç do të paraqitet në vijim.’- tha Çela.

Prokurori i Përgjithshëm u ndal edhe numri i prokurorëve.