Bota ka më shumë autokraci të mbyllura sesa liberale demokracitë – për herë të parë në më shumë se dy dekada. • 72% e popullsisë së botës – 5.7 miliardë njerëz – tani jetojnë në autokraci – një rritje nga 46% dhjetë vjet më parë. • 28 % e popullsisë – 2.2 miliardë njerëz – jetojnë në autokracitë e mbyllura. • 13 % e popullsisë – 1 miliard njerëz – jetojnë në liberal demokracive.
Në përgjithësi, bota është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë midis 90 demokracive dhe 89 autokracive në fund të vitit 2022 – shumë e ngjashme me tonën. raportuar në Raportin e Demokracisë të vitit të kaluar.
Raporti për Shqipërinë në spektrin e demokracisë tregon se problemet me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeveri, organet e zbatimit të ligjit dhe institucionet komunale.
Organi i Specializuar Kundër Korrupsionit dhe sistemi i drejtësisë vazhduan të bëjnë progres të rëndësishëm gjatë vitit duke hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe kriminelët e organizuar që u përfshinë në korrupsion. Qeveria zbatoi masat e shërbimeve elektronike për të përmirësuar transparencën dhe për të reduktuar mundësitë për korrupsion dhe prokurorët bënë përparim në përballjen me kulturën e gjatë të mosndëshkimit të vendit.
Privimi i jetës në mënyrë arbitrare dhe vrasje të tjera të paligjshme apo me motiv politik
Gjatë këtij viti nuk pati raportime që qeveria apo agjentë të saj të kenë kryer vrasje në mënyrë arbitrare ose të paligjshme. Agjencitë civile dhe private për zbatimin e ligjit janë të detyruara me ligj të hetojnë nëse vrasje të bëra prej ndonjë force sigurie civile apo ushtarake janë të justifikueshme dhe të ndjekë penalisht rastet e vrasjeve të paligjshme nëse ka të tilla. Nuk pati raportime në lidhje me zhdukje nga autoritetet qeveritare apo në emër të tyre.
- Tortura dhe trajtime ose ndëshkime të tjera mizore, çnjerëzore ose degraduese
Qeveria bëri përpjekje më të mëdha për të adresuar pandëshkueshmërinë në polici. Në muajin shkurt, u themelua Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, tërësisht e pavarur nga Policia e Shtetit e Shqipërisë (PSH), me përgjegjësinë për të hetuar dhe për të kërkuar llogari për zbatimin e ligjit në të gjitha nivelet. Kjo agjenci kreu hetime dhe mori ankesa për abuzim dhe korrupsion nga ana e policisë të cilat çuan në 385 hetime, 106 arrestime dhe 61 pezullime nga detyra të punonjësve të zbatimit të ligjit.
Kushtet në burgje dhe në qendra paraburgimi
Kushtet e këqija fizike në disa burgje vazhduan të ishin problematikë që ndikon në sistemin e burgjeve.Në muajin tetor, Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social (IANS) raportoi shqetësime në lidhje me identifikimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve për ekstremizëm të dhunshëm në mjedise burgu për shkak të mungesës së standardit për praktikat për stafin e burgjeve si edhe trajnimit të duhur të tyre.
Kushtet fizike abuzive: Kushtet e këqija në burgje në ndërtesat e vjetra mbetën problem. Gjatë inspektimeve të rregullta të burgjeve, Zyra e Avokatit të Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) identifikuan probleme infrastrukture në burgjet e Burrelit, Durrësit, Tepelenës dhe Lezhës. Avokati i Popullit vlerësoi se ekzistonte standard i dyfishtë mes mjediseve të sapondërtuara të burgjeve dhe atyre më të vjetra. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) mbylli burgjet e Tropojës, Vaqarrit dhe Sarandës në tetor të vitit 2022 për shkak të kushteve të këqija. Avokati i Popullit i rekomandoi Ministrisë së Drejtësisë të mbyllte burgjet e Burrelit dhe Tepelenës për shkak të kushteve degraduese të tyre.
Mungesa e kujdesit shëndetësor, në veçanti për kushtet e shëndetit mendor, ishte problem. Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës (KPT) në raportin e muajit prill nxiti qeverinë të ngrinte një ndërtesë të re për të siguruar mjedis terapeutik dhe program trajtimi shumëdisiplinor për të gjithë pacientët psikiatrikë të sistemit të drejtësisë. Ministria e Drejtësisë e mbylli burgun e Zaharisë në nëntor të vitit 2021 dhe i transferoi të burgosurit e atjeshëm në burgjet e Shën Kollit dhe të Lezhës.
Me përjashtim të mjediseve rajonale në Tiranë, Gjirokastër, Kukës, Fier dhe në Korçë, kushtet në mjediset e burgjeve të administruara nga Ministria e Brendshme, si për shembull rajonet e policisë dhe qendrat e përkohshme të paraburgimit, ishin të këqija. Disa mjedise paraburgimi nuk ishin ngrohje gjatë dimrit dhe kishin mungesë të kushteve bazë të higjienës dhe të dezinfektantëve si masa për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
https://www.v-dem.net/documents/29/V-dem_democracyreport2023_lowres.pdf
KSHH-ja ngriti shqetësime në lidhje me vetëvrasjen e 4 majit të një të ndaluari në rajonin e policisë së Kavajës. KSHH-ja ngriti akuza për zbatimin e pasaktë të Kodit të Procedurës Penale lidhur me të drejtën e të ndaluarit për t’u parë nga mjeku, dhomë parandalimi nën standardin që mundësoi të ndaluarin të varte veten, mospërputhje në deklarimet e stafit dhe mosplotësimi i dokumentacionit të nevojshëm nga autoritetet.
Administrimi: Autoritetet kryen hetime për akuza të besueshme për keqtrajtim. Avokati i Popullit mori 22 ankesa, katër nga të cilat ishin kundër forcave të policisë së shtetit dhe 18 kundër punonjësve të burgjeve, por nuk çoi asnjë prej këtyre rasteve për procedim. Avokati i Popullit raportoi se zyrtarët e burgjeve dhe të policisë në përgjithësi bashkëpunuan me hetimet. DPB-ja raportoi se kishte kryer procedime disiplinore kundër 170 punonjës burgjesh (civilë dhe me uniformë), kishte pushuar gjashtë dhe kishte paditur gjashtë të tjerë për korrupsion
Deri në muajin gusht, gjashtë të burgosur ishin në një regjim të veçantë ligjor të miratuar në korrik të vitit 2020 për të minimizuar komunikimet mes kontakteve të dyshuara për krim të organizuar dhe anëtarëve të bandave në burgim. IANS-i raportoi se zbatimi i regjimit të veçantë ngriti shqetësime pasi nuk mund të monitorohej në mënyrë të pavarur.
KSHH-ja raportoi se në muajin prill qeveria hoqi masat kundër-COVID-19 në burgje, duke lejuar kështu të burgosurit të takoheshin fizikisht me familjarët. KSHH-ja raportoi se një i burgosur kosovar në burgun e Shkodrës u ankua sepse administrata e burgut nuk e kishte lejuar të shkëmbente të gjitha seancat e vizitave me seanca virtuale pasi familja e tij nuk ndodhej brenda vendit. Administrata e burgut arsyetoi se legjislacioni lejonte vetëm një shkëmbim takimesh.
Procedurat gjyqësore civile dhe kompensimet
Ndonëse individët dhe organizatat mund të kërkojnë kompensime civile për shkelje të të drejtave të njeriut, u raportuan raste korrupsioni në gjyqësor, mosefektshmërie, kanosjeje dhe ndërhyrjesh politike. Gjykatat ndërmorën hapa për të trajtuar problemin duke përdorur pajisje për regjistrim audio. Në përgjithësi, qeveria veproi në përputhje me vendimet e gjykatave vendase për sa i përket të drejtave të njeriut.
Konfiskimi dhe rikthimi i pronës
KSHH-ja raportoi se problemet me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për kompensimin vazhduan për shkak të paaftësisë së qeverisë për të ekzekutuar financiarisht vendimet e GJEDNJ-së ose për të gjetur zgjidhje të efektshme për të financuar kompensimin. Në shkurt të vitit 2021,
Disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit mbi konfiskimin e pronës, për qëllime politike. Në muajin tetor, MKPT-ja dhe Policia e Shtetit Shqiptar zbrazën me forcë zyrën e biznesit të një deputeti të opozitës, duke cituar shkelje të kërkesave profesionale të ndërtimit të banesës. Deputetit akuzoi se kompania e tij ishte shënjestruar pasi ai akuzonte vazhdueshëm publikisht zyrtarë të qeverisë për korrupsion.
- Liria e shprehjes, përfshirë për anëtarët e shtypit dhe të mediave të tjera
Pati raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën kanalet e tyre mediatike për t’u bërë shantazh bizneseve duke kërcënuar me mbulim të pafavorshëm mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizonin median e shkruar të pavarur dhe gazetarët, sipas raportimeve, praktikonin vetëcensurim. Raporti i Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në vijim të zgjedhjeve kombëtare parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të cenueshëm nga presioni dhe korrupsioni (shikoni seksionin 3.)
Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës kontribuoi në njëanshmëri në raportim. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) vazhdoi të raportonte vonesa në dhënien e pagave të reporterëve në shumë kompani mediatike, në disa raste deri në gjashtë javë vonesë. Problemet financiare detyruan disa gazetarë të bazoheshin më shumë në burime të jashtme të ardhurash, gjë që ngre pyetje në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e raportimit të tyre. Nxjerrja e të dhënave në lidhje me informacionin për pagat në dhjetor të vitit 2021 dhe në janar tregoi se disa gazetarë të njohur dhe kanale mediatike merrnin pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve. Kompanitë e incineratorëve ishin nën hetim me akuza korrupsioni dhe mashtrimi.
Rritja e madhe e portaleve të mediave online ofroi shumëllojshmëri pikëpamjesh si edhe potencial për korrupsion. OJQ-të ishin besonin se etika profesionale përbënte përparësi të ulët për disa prej mbi 900 portaleve informative që mendohej se ekzistonin në vend, duke ngritur kështu shqetësime në lidhje me përhapjen e lajmeve të rreme, të cilat mendohej se u sillnin përfitime interesave të caktuara financiare, politike dhe kriminale.
Liria në internet
Qeveria nuk e kufizoi dhe nuk e ndërpreu mundësinë e shfrytëzimit të internetit, as nuk e censuroi përmbajtjen online. Nuk pati raportime të besueshme që qeveria të ketë monitoruar komunikimet private online pa autoritetin e duhur ligjor për ta bërë këtë.
Seksioni 4. Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri
Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin e kryer nga zyrtarët publikë dhe ndalon gjithashtu individët me dënime penale nga poste shërbimi si kryetarë bashkiakë, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore. Qeveria në përgjithësi e zbatoi ligjin me efektshmëri. Sistemi gjyqësor, i cili po i nënshtrohet reformave të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, vazhdoi të përparonte në thyerjen e ciklit të pandëshkueshmërisë.
https://www.state.gov/reports/2022-country-reports-on-human-rights-practices/albania/
Korrupsioni: Korrupsioni ekzistonte në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë, përfshirë nëpërmjet prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private, megjithëse autoritetet përparuan gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe të zhdukjes së pandëshkueshmërisë.
Raporti ngre alarmin në lidhje me abuzimin e fëmijëve. “World Vision Albania” (WVA) raportoi se dhuna në familje dhe dhuna ndaj fëmijëve vazhdoi të mbeteshin probleme madhore në vend. Në gusht të vitit 2021, WVA raportoi se 58 për qind e fëmijëve të anketuar ishin të ekspozuar ndaj dhunës dhe abuzimit, veçanërisht nga pjesëtarë të tjerë të familjes dhe miq, ku djemtë ishin më të prirur për abuzim fizik.
Ministria e Brendshme raportoi se, deri në muajin korrik, 40 nga 60 viktimat e identifikuara ose viktimat e mundshme të trafikimit ishin të mitur. Gjatë vitit, “Nisma ARSIS” identifikoi 30 fëmijë viktima të abuzimit seksual. OJQ-të raportuan se disa fëmijë viktima ishin ngacmuar seksualisht në media sociale.