Raporti i ‘Reporterëve pa Kufij’ për lirinë e medias, Rama: Do të merren të gjitha masat, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin.
Në një reagim në platformën ‘X’, Rama i referohet edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, duke thënë se do t analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet e ngritura.
“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.”, shkruan Rama.
lirinë e informacionit, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin.