RAPORTI I PP/Marrëdhëniet me jashtë në revanzh. U ekstraduan…

Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë vitit 2023, ka trajtuar:
– 171 praktika ekstradimi nga jashtë drejt Shqipërisë, ndër të cilat janë përfunduar 45.
– 99 praktika ekstradimi nga Shqipëria për jashtë, ndër të cilat janë përfunduar 48.
– 431 letërporosi nga jashtë drejt Shqipërisë, ndër të cilat janë përfunduar 229.
– 491 letërporosi nga Shqipëria drejt vendeve te tjera, ndër të cilat janë përfunduar 152.
– 185 praktika shpallje në kërkim ndërkombëtar dhe 103 praktika heqje nga kërkimi ndërkombëtar
– 280 urdhër arreste ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet e huaja për shtetasit shqiptarë të cilët nuk mund të ekstradohen për shkak të shtetësisë shqiptare, nga të cilat 125 të përfunduara;
– 47 praktika transferimi i të dënuarve nga jashtë;
– 2 praktika transferimi i të dënuarve për jashtë;
– 33 praktika njohje e vendimeve penale nga jashtë;
– 8 praktika njohje e vendimeve penale nga jashtë;
– 22 praktika transferimi të procedimeve nga jashtë;
– 16 praktika transferimi të procedimeve për jashtë;
– 495 praktika të tjera të ndryshme;
– 43 hetime pasurore.