RAPORTI I PP/ Alarm: Një prokuror në Sarandë heton 471 çështje në një vit
-Ngarkesa e prokurorëve
Ngarkesa mesatare për çështjet e përfunduara sipas numrit faktik të prokurorëve në vitin 2023 në paraqitjen grafike më poshtë janë: -më e larta 169 çështje të përfunduara në Prokurorinë Kukës, dhe -më e ulta 90 çështje të përfunduara në Prokurorinë Gjirokastër.
-Në analizë të performancës së prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, ku evidentohet përqindja që zënë procedimet e regjistruara dhe procedimet e mbartura në volumin e punës, përqindja që zë raporti i procedimeve të përfunduara me procedimet në ndjekje, dhe procedimeve të përfunduara me procedimet e regjistruara, të dhënat janë si vijon:
Raporti i procedimeve të regjistruar në totalin e volumit
Raporti i procedimeve të mbartura në totalin e volumit
Raporti i procedimeve të përfunduara me procedimet në ndjekje
Raporti i procedimeve të përfunduara me procedimet e regjistruara
Mesatarja për prokuror çështje ndjekura (numri faktik)
Berat
30%
56%
37%
125%
420
Dibër
29%
42%
42%
146%
318
Durrës
40%
31%
37%
95%
295
Elbasan
40%
46%
42%
105%
285
Fier
43%
49%
43%
100%
369
Gjirokastër
35%
43%
31%
88%
294
Korçë
37%
41%
32%
87%
387
Kukës
55%
19%
65%
118%
259
Lezhë
58%
23%
49%
84%
298
Saranda
37%
41%
28%
75%
471
Shkodër
54%
34%
67%
122%
226
Tiranë
49%
34%
45%
92%
313
Vlorë
42%
46%
38%
91%
257
-Raporti i numrit mesatar të procedimeve të regjistruara sipas numrit organik dhe faktik të prokurorëve dhe sipas prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë paraqitet në vijim:
Mesatarja e çështjeve të regjistruara gjatë vitit 2023 në raport me numrin faktik të prokurorëve në prokuroritë e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm në rang vendi, rezulton të jetë 136 procedime penale për çdo prokuror, një nga treguesit që nevojitet të mbahet në konsideratë për shpërndarjen e balancuar e numrit të prokurorëve në rang vendi. Nga të dhënat rezulton se rreth kësaj mesatare afrohen prokuroritë Shkodër, Kukës, Korçë e Berat ku mesatarja e regjistrimeve të reja varion nga 123 në 143 procedime.
-Raporti i numrit mesatar të procedimeve në hetim sipas numrit organik dhe faktik të prokurorëve dhe sipas prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë paraqitet në vijim:
– Raporti i numrit mesatar të procedimeve në ndjekje sipas numrit faktik të prokurorëve dhe sipas prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë paraqitet në vijim:
Nëse do të llogarisim ngarkesën mesatare faktike bazuar në procedimet në ndjekje (regjistruara dhe të mbartura), situata rezulton shumë e rënduar në prokuroritë Sarandë, Berat, Fier, Korçë, me një mesatare të ngarkesës nga 301 në 371 procedime për çdo prokuror, ndërsa ngarkesa mesatare faktike më e ulët është në prokuroritë Kukës, Shkodër, Durrës ku varion nga 199 në 209 procedime.