Raporti i DASH dhe i Freedom House, Tabaku: Jemi në një sistem të korruptuar, na duhet sistem për ta luftuar
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar raportin e DASH dhe të Freedom House, që ka vënë në dukje korrupsionin në vendin tonë.
Tabaku theksoi se jetojmë në një sistem të korruptuar, duke shtuar se duhet sistem për ta luftuar.
Postimi i deputetes Jorida Tabaku:
Jemi në një sistem të korruptuar! Na duhet një sistem për ta luftuar!
Raport pas raporti! Tregues pas treguesi! Problemi dhe armiku i xhepave të shqiptarëve mbetet korrupsioni. Këtë e konfirmojmë qartësisht sa raporti i DASH për të drejtat e njeriut po ashtu edhe Freedom House. Të dyja, vendosin gishtin në plagën e hapur të Shqipërisë; një sistem i korruptuar që financon një ekonomi të një pakice. Sa më shumë lexohen dosjet nga SPAK aq më e qartë është struktura e korrupsionit që është kthyer në një sistem piramidal që ka kthyer buxhetin e shtetit në bankomatin e qeveritarëve dhe padyshim oligarkisë pranë saj.