Raporti i Avokatit të Popullit: Qeveria 857 mln euro borxh ish-pronarëve, kompensimi financiar mjaft i ngadaltë
Qeveria shqiptare ka njohur borxh për t’u kthyer prej gati 860 milionë euro për pronarët të cilëve iu është konfiskuar prona gjatë diktaturës komuniste.
Shifra është bërë e ditur në raportin vjetor te avokatit të popullit, i cili është dorëzuar në Kuvend.
Po ashtu Avokati i Popullit konstaton se procesi i kompensimit financiar vazhdon të jetë mjaft i ngadaltë. Sipas raportit agjencia e trajtimit të pronave ka lëshuar 26.092 vendime për kompensim, ndërsa nga 2018-2022 është kryer pagesa vetëm për 398 vendime.
Sipas avokatit të popullit me këto ritme nuk arrihet afati 10 vjeçar i vendosur në ligjin e qeverisë Rama në 2015. Ndër të tjera në raport vlerësohet se procesi kompensimit financiar të pronave nuk është realizuar në të tërë elementët e tij dhe mbi të gjitha subjektet e kompensuar nuk arrijnë të marrin kompensimin financiar. Aktualisht qeveria por përdor si fonde për kompensimin e pronarëve, vetëm paratë që sigurohen nga procesi i legalizimit.