Raporti i 2024, Kreu i SPAK, Altin Dumani: 33 ish-zyrtarë të lartë nën hetim, 65.5 mln euro pasuri të konfiskuara

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin e institucionit që ai drejton për vitin 2024.

33 ish-zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim gjatë vitit 2024, u shpreh kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor. Ndërkohë, për 10 funksionarë të lartë, ka pasur vendime të formës së prerë.

““I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK me ngjarjet që jemi ballafaqur në 2024, por edhe gjatë 2025. Pavarësisht sfidave se kemi ndaluar punën duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme. Në lidhje me krimin e organizuar, gjatë 2024 kanë pësuar një trend rritës çështjet e hetuara dhe të përfunduara. 18.8% rritje të procedimeve penale krahasuar me 2023. Një rritje me 35% vërehet edhe me hetimet e përfunduara krahasuar me 2023. Ka një përmirësim te vazhdueshëm në përfundimin e hetimeve. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë te lartë, 2 prej tyre në 2 procedime te ndryshme secili. tha Dumani.

“Krimi është sofistikuar”, Dumani: Krijohen mekanizma që paratë të përfundojnë te zyrtari i korruptuar, e kemi nga hetimet konkrete

Kreu i SPAK, Dumani: Prokurorët duhet të kenë mundësi për rikandidim pas mandatit 9-vjeçar, vlerësimi të bëhet në bazë të …

SPAK godet fort grupet kriminale/ Altin Dumani: Sekuestruam mbi 10 milionë euro në kriptomonedha

‘Kufiri i 500 eurove’, Dumani: SPAK, nuk u krijua të hetojë këto shuma, por korrupsionin e një niveli të lartë

Altin Dumani ngre alarmin në KLP: SPAK përballet me presion nga krimi i organizuar dhe politika, problem mos-ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)