“Ramën do e ha të gjallë” – Përgjigjia epike e Tomor Alizoti pas humbjes në zgjedhje: Jam bërë vegjetarian

Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për deklaratën e tij të bujshme gjatë fushatës, kur tha se “Ramën do e ha të gjallë”.

Teksa po hynte në selinë blu për takimin me kreun e PD-së, Sali Berisha, Alizoti u pyet nëse qëndron ende pas kësaj deklarate, duke u përgjigjur shkurt: Jam bërë vegjetarian.