“Ramën do e ha të gjallë”, përgjigja epike e Alizotit pas humbjes së thellë: Jam bërë vegjetarian

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin e thirrur nga Berisha, ai u pyet nga gazetarët për shprehjen e tij të bujshme të fushatës: “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”.

“Jam bërë vegjetarian” ishte përgjigja e tij shkurt para se të hynte në seli.