‘Rambo i burgut 313’, në qeli më sillni një … PALESTËR!

Shprehja burgu është për burra ka një konotacion që pak kush e ka provuar.

Dënimi për akuza të ndryshme i ka shndërruar personat që vuajnë në qeli në njerëzit më të fortë në qarkullim, jo vetëm psikologjikisht, por edhe fizikisht. Kështu tenton të bëj edhe “ISH-i” i shumë funksioneve publike, madje më të lartat në Republikën tonë më pak se 29 mijë kilometrash katrorë, I’lir Meta.

“I vetëshpallur” së fundmi si President i Partisë së Lirisë që edhe nga aty ku ndodhet po e përdor për të sulmuar këdo që ka interes. Ka zënë qelinë e burgut 313 në kryeqytet, aty ku do vuaj dënimin për një sër akuzash të shkeljeve të tij të njëpasnjëshme. Vjedhjet e miliarda eurove, shpërdorimit të detyrës apo edhe korrupsionit janë mishëruar në trupin e Metës, që pavarësisht asaj që ka bërë bazuar në fakte konkrete dëshiron të jetë “RAMBO” edhe në burg.

Mësuar për t’i pasur të gjitha për vete, ISH numri 1 i shtetit shqiptar nga qelia kërkon t’i plotësohet edhe dëshira e fundit. Palestra është ajo që i mungon Metës në burg për të vënë në zbatim shprehjet hit, “do t’i bi më të fortit”, “Jam I’lir Meta o budallenj” e të tilla si këto.

Në fakt, vërtetë paskemi qënë budallenj, të mëdhenj madje, që i kemi besuar një “Iliri pa liri dhe në qeli” të gjithë ëndrrat tona. Metës që sa herë i jepej mundësi lëvizja nga njëra logo në tjetrën, më pas të lëpinte, pëlliste dhe kafshonte se vetëm kështu mund të bëhej ‘leku mullar’.