Rama zbulon projektin për sigurinë në shkolla: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses për të parë fëmijët

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar projektin e hartuar për monitorimin e procesit mësimor, me kamera, në kohë reale.

Rama tha se një sistem i provuar më së miri në Emiratet e Bashkuara që ka sjellë rezultate dhe se prindërit mund të kenë akses në te.

“Kemi një projekt që e kemi nisur para një viti dhe po e finalizojmë tani. Deri në fund të dhjetorit do të firmosim marrëveshjen. Bëhet fjalë për një sistem monitorimi të shkollave me teknologji dhe nga ana tjetër për një financim të konsiderueshëm që do ta marrim përmes një marrëveshje me Emiratet  Bashkuara Arabe. Është një sistem i provuar më së miri në Emiratet e Bashkuara me rezultate të jashtë zakon me që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të procesit mësimor, të të gjithë jetës brenda mureve të oborrit të shkollës dhe çdo prind, në çdo kohë, mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin, duke thjeshtë bërë një kërkesë pranë shkollës.

Situata jashtë disiplinës mësimore do të jetë e regjistruar. Rezultatet e atij sistemi janë nxjerrë në një ndjekje që janë bërë në Emirate. Ka një rënie drastike të rasteve të bullizmit, dhunës, etj”,tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se “do të vendosim kontroll digjital të hyrjeve dhe daljeve nga shkolla, për cedo lloj mjeti metalik apo telefon, në mënyrë që të zbatojmë strikt rregullin e vendosur”.

Rama: Së pari, çka po diskutojmë nuk është një diskutim që na gjen të papërgatitur apo në kushtet kur kemi menduar të bëjmë ca gjëra, por akoma nuk kemi nisur ti bëjmë. Aspak! Jemi në kushtet ku një proces i tërë ndryshimi. Dua t’ju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë gjatë dy viteve të fundit, që është elementi i ndërveprimit në raste të dhunës dhe bullizmit në shkolla. Kemi praktikisht 2030 raste të raportuara. Ka pasur dhe më shumë por këto janë të raportuara. Nga këto, 78% është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë. Në 20% të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2% kanë qenë të lidhur me ambulancë, urgjencë.

Është ngritur dhe një sistem i posaçëm me agjencinë kiberentike për dhunën online. Edhe aty kemi numra të raportuar dhe ndërveprime që kanë adresuar një pjesë të problemit.

Çfarë do bëjmë ne më shumë për të krijuar më shumë qetësi në aspektin psikologjik për të gjithë familjen? Nëse ka diçka që ky rast e prek te të gjithë është qetësia. Çfarë ndodh me fëmijën kur e lë te dera e shkollës apo për gjimnazistët, çfarë ndodh kur fëmija del për të shkuar në shkollë.

Kemi një projekt që e kemi nisur para një viti dhe po e finalizojmë tani. Deri në fund të dhjetorit do të firmosim marrëveshjen. Bëhet fjalë për një sistem monitorimi të shkollave me teknologji dhe nga ana tjetër për një financim të konsiderueshëm që do ta marrim përmes një marrëveshje me Emiratet  Bashkuara Arabe. Është një sistem i provuar më së miri në Emiratet e Bashkuara me rezultate të jashtë zakon me që mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të procesit mësimor, të të gjithë jetës brenda mureve të oborrit të shkollës dhe çdo prind, në çdo kohë, mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin, duke thjeshtë bërë një kërkesë pranë shkollës.

Situata jashtë disiplinës mësimore do të jetë e regjistruar. Rezultatet e atij sistemi janë nxjerrë në një ndjekje që janë bërë në Emirate. Ka një rënie drastike të rasteve të bullizmit, dhunës, etj.

Tjetra që është e rëndësishme. Do të vendosim kontroll digjital të hyrjeve dhe daljeve nga shkolla, për cedo lloj mjeti metalik apo telefon, në mënyrë që të zbatojmë strikt rregullin e vendosur.