Rama viziton qendrën e re të përpunimit të bimëve medicinale në Lazarat

Kryeministri Edi Rama është ndalur së fundmi në Lazarat. I shoqëruar nga Mirela Kumbaro, ai ka vizituar qendrën e re të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.

Rama ka parë nga afër punën që sapo ka nisur në këtë qendër, nën drejtimin e bashkisë, me përfshirjen e disa profesionistëve të rinj të zonës, si edhe krijimin e Shoqatës së Bashkuar Bujqësore, e cila aktualisht numëron 30 fermerë. Ai është ndalur më në detaje te të gjitha proceset, nga prodhimi i sapunëve prej silikoni deri te bimët medicinale.

Ne duhet të punojmë që të bëhet një industri e qendrueshme që t’i japi të ardhura të gjithë zonës.  Mendoj që duhet bërë një dyqan për ekspozimin e këtyre produkteve. Meqënëse, futem nëpër këto guidat turistike, mendoj që mund të ketë sukses goxha. Kushdo që kalon në Gjirokastër mund të ndalojë këtu”, tha ndër të tjera kryeministri.

Qendra e re e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale, në fshatin Lazarat të Gjirokastrës nga një ish ndërtesë shkolle e rrënuar dhe një terren publik, pa asnjë funksion për banorët, me investimin e bashkisë në bashkëpunim me fermerët e zonës, u shndërrua në një qendër moderne me teknologji bashkëkohore për mbledhjen dhe përpunimin e bimëve mjeksore një pasuri shumë e madhe natyrore që ka Lazarati dhe më gjerë.

MIRELA KUMBARO: Prej dy vitesh bashkia në bashkëpunim me gjithë çunat, edhe fermerët e Lazaratit që janë njerëz shumë punëtorë, dakordesuan dhe ndërtuan këtë projekt Gjithë ideja është e përpunimit të një pasurie shumë të mëdha natyrore që ka Lazarati, por edhe zona më gjerë, deri në Lunxhëri dhe Libohovë në bimë mjekësore, për t’i marrë, për t’i përpunuar. Ka një kërkesë shumë të madhe dhe sot është bërë me një investim të bashkisë dhe të donatorëve qendër e përpunimit të bimëve medicinale që është inauguruar pardje. Është krijuar dhe shoqata e fermerëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Lazarati, por dhe fermerë rreth e rrotull për t’i mbledhur dhe për t’i përpunuar.

Ndërkohë një prej sipërmarrëseve të zonës teksa vlerësoi mbështetjen e marrë nga bashkia, për këtë qendër tha se pasuria e zonës në varietete të larmishme të bimëve medicinale, do të jetë një gjenerues në aspektin ekonomik dhe të punësimit.

MIRELA KUMBARO :Është për tu vlerësuar dhe fakti që këtu, në bazë të studimit që ne kemi bërë, zona e Gjirokastrës kultivon dhe rriten diku tek 400 lloj varietete të ndryshme të bimëve medicinale. Jemi një nga vendet më të pasura, thuajse dhe në rang bote, pasi materiali dhe vetë formacioni i lëndës është i tillë. Ne, përveçse do donim që kjo qendër të ishte funksionale në aspektin ekonomik të saj të gjenerimit të fondeve, sigurisht që duam ta përfshijmë edhe në skemën e rrugëtimeve aromatike pasi të gjithë plantacionet që do krijohen në zonë, do kishim dëshirë të ishin dhe të vizituara dhe nga turistët.