Rama: Vetëm PS mund ta kyçë Shqipërinë në BE, Berisha është në rrjedhje
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vetëm Partia Socialiste mund ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke ironizuar njëkohësisht liderin e opozitës, Sali Berisha.
“Bufi i kënetës që është në rrjedhje është e qartë. Nuk është çështje moshe, por çështje e atyre që e lënë dhe bëhet meme përditë,” tha Rama, duke thumbuar Berishën.
Ai theksoi se çdo alternativë tjetër qeverisëse do të shkaktonte vonesa në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Vetëm unë dhe PS e kyçim Shqipërinë në BE, nuk e bën dot askush tjetër. Cilido tjetër, minimalisht do të shkaktonte një shtyrje apo një vonesë që do të çonte në mbylljen e asaj dere që është hapur,” u shpreh Rama.
Gjithashtu, kryeministri mbrojti performancën e administratës shqiptare, duke kundërshtuar kritikat e opozitës. “S’mund të më thuash që administrata shqiptare është somaleze, sepse 95% të shërbimeve i merr nga telefoni. 620 milionë euro u janë kursyer shqiptarëve,” tha ai.