Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që kanë mësuesit në edukimin e brezave të rinj.
“Mirëmëngjes dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë,” shkroi Rama.
Në këtë ditë të veçantë, në të gjithë vendin zhvillohen aktivitete për të nderuar kontributin e mësuesve në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ