Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur mëngjesin e sotëm (10 Prill 2024 ) sheshin “Skënderbej” ku po organizohej ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit.

Ceremonia nisi rreth orës 06:22, ndërsa Namazi u fal në orën 06:58.

Besimtarët myslimanë i ka uruar dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes! Gëzuar Fitër Bajramin”-shkruan Rama.