Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë për një vizitë zyrtare në Berlin me kancelarin Scholz.
Vizita pritet të nisë sot në orën 11:00 me një takim “kokë më kokë” dhe më pas me delegacionet.
Bëhet me dije se Rama shoqërohet nga kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Duka dhe ministret Kumbaro dhe Krifca.
Mësohet se ky takim do të ketë një fokus te Procesi i Berlinit, ku Shqipëria një rol kryesues. Parashikohet që në nëntor një samit të zhvillohet në Tiranë ku data do të vendoset sot.
Vizita e Ramës do të mbyllet me një takim në një panair ndërkombëtar të turizmit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ