Rama ua thotë në sy përfaqësuesve të BE-së: ”Kanabisi mjekësor” pritet të kalojë në parlament
- 16 March, 2023
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të mbajtur sot në Tiranë përpara përfaqësueve të BE-së ka folur në lidhje me procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor.
Rama tha se drafti do të jetë gati për të kaluar në parlament.
“Kemi përfunduar të gjithë procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor, kështu që do të vazhdojmë në parlament.
Duke pasur shumë qartë se nuk është çështja sesi e shkruajmë, por sesi do e zbatojmë, për këtë, të gjithë elementët e monitorimit janë të mirëmenduar, por sigurisht që do të gjykohet në praktikë”, theksoi ai.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ