Rama, tur në Ballkan në datat 6 dhe 7 korrik/ Zbardhet arsyeja
Për 24 orë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur në 5 vendet e ballkanit Perëndimor në datat 6 dhe 7 korrik. Në kushtet kur ka njoftuar përmbylljen e nismës “Open Balkan”, kreu i qeverisë shqiptare do të ketë fokusin tek axhenda e Porcesit të Berlinit.
Ndalesa e parë do të jetë Shkupi, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të shtetit. Në të njëjtën ditë do të niset drejt Prishtinës, ku pritet me interes takimi me kryeministrin Albin Kurti. Kjo do të jetë përballja e parë e dy kryeministrave pas përplasjeve publike lidhur me situatën në veri të Kosovës, anulimin e mbledhjes së dy qeverive si dhe draft asociacionin e propozuar nga kryeministri Rama.
Edi Rama do të vizitojë edhe Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën ku edhe do të zhvilloje takime me krerët e vendeve.
Pak ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi përfundimin e procesit të “Ballkani i hapur”, që sipas tij ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi.